Flash News

Ditari i Opozitës

"Si vrasës me pagesë", Meta: SPAK izoloi politikisht Berishën dhe rrëmbeu Belerin

"Si vrasës me pagesë", Meta: SPAK izoloi politikisht

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK, për të cilin ka thënë se nuk shikon provat e korrupsionit, me qëllim që mos të ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në konferencën organizative të partisë në Tiranë, Meta u shpreh se SPAK ka izoluar politikisht Berishën dhe po shërben si ‘vrasës me pagesë’ i pluralizmit politik’.

"SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik", u shpreh Meta. 

Të fundit