Flash News

Ditari i Opozitës

“Si zë që vjen nga bota e përtejme”, Berisha debat me Manjën: Çfarë kompromisi ke bërë me Ramën?

“Si zë që vjen nga bota e përtejme”, Berisha debat me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën . Berisha i është drejtuar ministrin, duke e akuzuar se po fsheh vetingun e disa gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu e ka akuzuar se ka bërë marrëveshje me Edi Ramën për de-natyralizimin e Dibrës me projektin e Skavicës. Berisha u kërkoi dibranëve.

“Të pyesim Ulsi Manjën, pse fshihet dhe pse mbahet sekret vetting i Sokol Sadushit. Apo i Ervin Pupës, i Ilir Pandës. Mbi çfarë baze përveçse shpellave të mafias. Denatyralizim i Dibrës me hidrocentralin e Skavicës.

A ndjen si Dibran përgjegjësi për shuarjen të të gjithë tokave pjellore. Çfarë kompromisi ke bërë ti me Ramën? U bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm”, tha Berisha.

Në këtë moment ndërhyri kryeparlamentarja Lindita Nikolla duke i ndërprerë fjalën Berishës. Ndërsa Manja replikoi duke i thënë Berishës se përgjigjen do ta marrë më 6 mars në zgjedhjet lokale.

“Kërkon llogari e hesap për Dibrën më duket si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme por jam gjeneratë tjetër ndaj nuk replikoj. Dibranët janë në hallin e punën  e tyre. Me 6 mars do flasin vetë. Aty e kanë fjalën të zgjedhin më të mirën për Dibrën ndërkohë që nuk replikoj dot me një zë që vjen nga bota tjetër”, tha Manja.

 

 

Të fundit