Flash News

Ditari i Opozitës

Siguria në shkolla, Zhupa-Manastirliut: Jep dorëheqjen, i vetmi akt që do duartrokitet nga opozita

Siguria në shkolla, Zhupa-Manastirliut:  Jep dorëheqjen, i vetmi akt

Deputetja demokrate PD Ina Zhupa i kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu sot në seancën plenare. 

Ajo u shpreh se në shkolla mungon digjitalizmi, si dhe të marrë përsipër faturën e një dështimi si  ai i sigurisë në shkolla.

‘Smart lab, po teknologjia është e ardhmja, por si i keni përdorur ju si qeveri parat që janë dhënë nga buxheti për të futur teknologjinë në shkolla. Si mund të vihet dhe kërkohet një kredi kur janë shpenzuar për digjitalizimin 18 mln euro nga taksat e shqiptarëve për të mos pasur asnjë rezultat në digjitalizim.

Periudha e covid ishte periudha ku nxënësit nuk zhvillonin dot mësim online pasi mungonte digjitalizimi. Një pjesë e shkollave nuk kanë kompjutera, po ashtu edhe aty ku ka kompjutera nuk ka lidhje interneti dhe nuk shërben që të bëjnë mësim online dhe të aksesojnë të dhëna. 5 % e shkollave në vend kanë lidhje interneti.

Tregon se jemi në një gjendje të mjerueshme dhe duhet të investohet po pse duhet të merrni 27 mln euro, kur këto mund ti kishim kaluar me buxhetin e shtetit që kaluan, pse si morëm këto para nga inceneratorët dhe nga Check up dhe nga koncensionet e tjera që vidhen. Zonja ministre largohuni, jepni dorëheqjen dhe merr përsipër faturën e një dështimi si është ai i sigurisë në shkolla, jep dorëheqjen dhe do të jetë akti i vetëm që do të duartrokitesh nga opozita’, tha ajo. 

Të fundit