Flash News

Ditari i Opozitës

“Sikur unë isha edukator”, Gjekmarkaj: Sot kemi hyrë në Kuvend duke na kapur për xhaketash

“Sikur unë isha edukator”, Gjekmarkaj: Sot kemi hyrë
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën që u krijua pasditen e sotme në ambientet e parlamentit.

I ftuar në MCN TV, ai tha se deputetë e opozitës jo vetëm ata të përjashtuarit por dhe ata të pa përjashtuarit nuk janë lejuar të hyjnë brenda parlamentit ku zhvillohej seanca parlamentare.  

Sipas tij, në kushte të tilla, ne nuk jemi më shtet i ligjit, por  shtet i telefonit.

Ne nuk jemi më shtet i ligjit, as i ligjit të shkruar dhe as i ligjit të zbatuar  jemi shtet i telefonit dhe çdo gjë tjetër bie bëhet e pavlerë. sot do shkonim në seancën e orës 17:00 dhe sapo u gjendëm në shkallët e kuvendit u gjendëm përballë gardistëve që nuk lejuan të hynin as deputetët që nuk ishin përjashtuar.

Ju drejtova dhe jua thash se kam të drejtën time të hyjë në vendin tim dhe ai tha po nëse largon të tjerët. u krijua një situatë e pazakontë.

Ne hymë duke na kapur prej këmishe dhe xhaketash dhe hymë një situatë aspak normale. dhe më pas seanca mbaroi brenda pak minutash ku maxhoranca duartrokiti vetveten dhe ne u larguam më pas duke vijuar më pas me protestën jashtë”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit