Flash News

Ditari i Opozitës

Silvi Bardhi: Shirat nxjerrin në pah “ziftin e natës” së Erion Veliajn

Silvi Bardhi: Shirat nxjerrin në pah “ziftin e natës”

Moti i keq që kaploi vendin sot, nxori më në pah “punën e bekuar” të Qeverisë.

Ka qenë zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ajo që ka sjell realitetin që ‘Rilindja’ tenton të fshehë.

Në një deklaratë për mediat nga zona e “Astirit”, Bardhi shprehet se mjafton një ditë me shi dhe të ecësh pak metra në brendësi të lagjeve për të parë Tiranën e vërtetë.

“Mjafton një ditë me shi dhe të ecësh pak metra në brendësi të lagjeve dhe të shohësh Tiranën e vërtetë. Është kjo Tirana e cila ne shohim pas regjisë së Erion Veliajt. Investimet publike të munguara për 8 vite mundohet t’i rregullojë me urgjencë dy muajt e fundit të mandatit të tij.

Denoncimet janë të shumta për “Ziftin e natës”. “Zift i natës” në Astir, në Rrugën “Loni Ligori”. Pranë shkollës “Vasil Shanto”, Rruga “Ali Demi”,“Rruga e Elbasanit”, Pa tabela punimesh. Pa projekt.Pa standard.

Ky “Zift i natës” është në kundërshtim të plotë të Kodit Zgjedhor, neni 91 për “Ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore””, shprehet Bradhi teksa pas saj shfaqet rrugët e përmbytura dhe me gropa të vendit.

Erion Veliaj kërkon të krenohet nëpërmjet propagandës së tij, shprehet Bardhi teksa vijon me tej se “punimet” arrijnë deri aty sa hyjnë në pronë private, pa lejen e pronarit dhe pa miratimin e tij.

“Këto punë të bëra shkel e shko, natën dhe në fshehtësi, me cilësi të dobët të punimeve, pa kanalizime, tregojnë dëshpërimin e thellë të një kryebashkiaku i cili mashtrimin e 8 vjeçarit kërkon ta zhbëjë në dy muaj përpara fushatës.

“Punimet” e Erion Veliajt arrijnë deri aty sa hyjnë në pronë private, pa lejen e pronarit dhe pa miratimin e tij.  Rasti i denoncuar vjen nga zona e “Rrugës së Elbasanit”, ku pronari i tokës ka gjetur pronën e tij të mbuluar me asfalt.

Erion Veliaj kërkon të krenohet nëpërmjet propagandës së tij, por metoda e mashtrimit sy për sy nuk po gjen rezultat, pasi janë vetë banorët e Tiranës të cilët denoncojnë çdo ditë”, përfundon Bardhi.

Të fundit