Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e rasteve me Covid-19, Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, mendjen e ka të paguajë klientët e tij

Rritja e rasteve me Covid-19, Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas shifrave në rritje të të infektuave me covid-19 në vendin tonë.
Basha bën përgjegjës kryeministrin, pasi sipas tij, Edi Rama në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet.

Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik.

Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.

Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, shkruan Basha.

Të fundit