Flash News

Ditari i Opozitës

Situata e rënduar nga përmbytjet, Sali Berisha niset drejt Shkodrës për të parë nga afër situatën

Situata e rënduar nga përmbytjet, Sali Berisha niset drejt

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në shumë zona, por situate në qarkun e Shkodrës është më e rënduar. Zyra e shtypit në PD bën me dije se kryedemokrati Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës për të parë nga afër situatën.

Pak më herët, Bashkia e Shkodrës nxori një njoftim mbi gjendjen aktuale, ku tha se 1855 Ha janë nën ujë dhe se në rrugën e Obotit niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm. Ndër të tjera raportohet për 482 banesa të përmbytura.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2.Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2.  Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 persona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Shtepi me prezence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

1. Guri I Zi 250 banesa

2. Bërdicë 102 banesa

3. Lagja Nr.4, 30 banesa

4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Të fundit