Flash News

Ditari i Opozitës

“Situata është e vështirë”, Basha me qytetarët: Nuk premtoj mrekullira, por normalitet

“Situata është e vështirë”, Basha me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një tur takimesh mëngjesin e sotëm në njësinë nr.3 në Tiranë, ku u takua me qytetarë e biznese.

Qytetarët i thanë Bashës se ndodhen në një situatë të vështirë, ndërsa kreu demokrat i prezantoi me planin qeverisës të PD duke iu premtuar se pas 25 prillit gjërat do kthehen në normalitet.

 “Situata është e vështirë, nuk kemi nga të shkojmë”, tha shumica e bizneseve në të cilat ndaloi kreu i opozitës.

 “Ne presim ndryshimin e madh“, shprehet një prej përfaqësuesve të biznesit duke iu referuar 25 prillit.

Lulzim Basha: Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normale sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël, pёr fëmijët tuaj, normalitet pёrmes njё qeverie normale kёtё premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-Covid qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht, i kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli, por njё mirё euro, njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё paktin tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështirë ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-Covid që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë”, tha Basha.

Të fundit