Flash News

Ditari i Opozitës

"Situata është shokuese", Berisha: Misioni faktmbledhës i PPE na garantoi mbështetje të fuqishme

"Situata është shokuese", Berisha: Misioni faktmbledhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi javën e fundit si një periudhë me zhvillime të rëndësishme dhe pozitive për opozitën dhe, sipas tij, për vendin në tërësi. Ai u ndal veçanërisht te vizita në Shqipëri e misionit faktmbledhës të Parlamenti Europian, duke theksuar se përfaqësuesit e grupeve parlamentare pasqyruan në mënyrë reale situatën politike në vend dhe problematikat kryesore.

Sipas tij, përfaqësuesit e saj shprehën shqetësim për gjendjen në Shqipëri dhe garantuan mbështetje për opozitën.

Berisha: Të dashur miq, ditët që kaluan kishin disa zhvillime të tjera jashtëzakonisht pozitive për ne, për opozitën dhe për shqiptarët.
Në Shqipëri erdhi misioni faktmbledhës i Parlamentit Europian për të parë në vend gjendjen në Shqipëri.
Këta deputetë, të gjitha grupeve parlamentare të PE, pasqyruan dje dhe pardje, gjatë këtyre ditëve qëndrimet e tyre në mënyrë shumë të përgjegjshme dhe reale gjendjen në Shqipëri.
Mbi këto raporte dhe mbi këtë bazë, dje një raport për Shqipërinë paraqiti të gjithë problematikën e madhe të Shqipërisë.
Një raport tjetër po përgatitet për të damkosur Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Përveç kësaj, jeni dëshmitarë se gjatë kësaj jave në Shqipëri qëndroi për dy ditë misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane, i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive politike anëtare të kësaj organizate, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja e PPE.
Në takimet e tyre të shumta me PD, me median, me shoqërinë civile, ata gjetën një realitet shokues, duhet t’ua them, e vlerësuan shokuese gjendjen dhe na garantuan për mbështetje të fuqishme.
Na përgëzuan për qëndresën që bëjmë dhe na siguruan për mbështetje më të mëdha.

Të fundit