Flash News

Ditari i Opozitës

Situata me pandeminë, Basha vijon akuzat ndaj Ramës: Spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, qeveria pa asnjë plan

Situata me pandeminë, Basha vijon akuzat ndaj Ramës: Spitalet në
Foto Ilustruese/ Basha dhe Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama për keqmenaxhimin e pandemisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, për t’ua dhënë miqve të vet në vend që t’i investojë në shëndetësi”.

Sipas kryedemokratit, pavarësisht numrit të lart të të infektuarve qeveria “nuk ka asnjë plan për daljen nga situata, spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca”.

“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, shkruan Basha.

Të fundit