Flash News

Ditari i Opozitës

Situata me zjarret, Meta i kundërpërgjigjet Peleshit: Braktisni vjedhjet, që qytetarët të mos braktisin banesat

Situata me zjarret, Meta i kundërpërgjigjet Peleshit: Braktisni

Situata me zjarret në të gjithë vendin është kritike. Në Shkodër të paktën tre banesa janë djegur në Bërdicë, në Selenicë të Vlorës janë djegur disa banesa të pabanuara.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Fcebook teksa raportonte situatën me zjarret, i bëri thirrje banorëve të evakuohen nga banesat në rast se iu kërkohet nga autoritetet.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, shkruan Peleshi në Facebook.

Deklaratës së Peleshit, i është përgjigjur kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa i ka kërkuar ministrit të braktisin vjedhjet në mënyrë që të mos iu kërkojnë qytetarëve të braktisin shtëpitë.

Meta shkruan në Facebook se qeveria është treguar indiferente me parandalimin e zjarreve të cilat sot po djegin sipërfaqe toke për shkak të vjedhjeve që qeveria bën meinceneratorët.

“BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!

Është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.

Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t'i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.

Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?

Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?

Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?

Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit