Flash News

Ditari i Opozitës

Situata me zjarret, Salianji: Helikopterët dhe avionët e premtuar mbetën në letër

Situata me zjarret, Salianji: Helikopterët dhe avionët e premtuar

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka bërë një postim në Facebook, ku denoncon situatën alarmante të zjarreve në vendin tonë.

Salianji kritikon qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe mungesë mjetesh bazike për shuarjen e zjarreve.

Postimi i plotë

U bënë së paku 4 vite që kemi denoncuar dhe propozuar zgjidhje, e jemi sërish në të njëjtin zjarr, vetëm se flakët janë më të mëdha dhe pushteti e ka marrë më rehatshëm.

Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen!

Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen.

Ndërsa zjarret përpijnë pyje, fshatra e dëmtojnë gjithçka Kryeministri ka mjete ajrore vetëm për qejfe personale dhe udhëtime private.

Kjo nuk është vetëm paaftësi — është shpërdorim i qëllimshëm. Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg.

3 vjet më parë në parlament, e njëjta situatë si sot!

Të fundit