Flash News

Ditari i Opozitës

Situata në PD/ Gjekmarkaj thirrje demokratëve: Mos u bëni instrumente të shkatërrimit të saj, dhuna është primitive

Situata në PD/ Gjekmarkaj thirrje demokratëve: Mos u bëni

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën në PD, ndërsa thotë se një gjuhë dhune po vërtitet në këtë seli. Ai thekson se dhuna është primitive, mbron abuzimin dhe justifikon frikën.

Deputeti nënvizon se dhuna për një karrige personale nuk është alternativë për askënd, duke shtuar se pengon zhvillimin dhe çon situatën drejt regresit.

Nisur nga kjo situatë, Gjekmarkaj i bën thirrje demokratëve që të mos bëhen instrumente të shkatërrimit të PD-së. Sipas tij, demokratët duhet të distancohen nga shfaqjet që po e bëjnë Partinë Demokratike qesharake para  shoqërisë dhe opinionit publik shqiptar.

Reagimi i plotë:

Një gjuhë dhunë vertitet mbi Partinë Demokratike ! Dhuna është  primitive, instrument i kohes kur njeriu nuk e kishte elboruar arsyen. Zedhenesit e saj po kaq janë primitiv. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti. Dhuna mbron abuzimin dhe justifikon friken.

Dhuna për një karrige personale nuk është alternative per askënd sidomos per një vend si yni që një pjesë të historisë e se vet e ka të zhytur në gjakun e dhunes. As një filiz shprese nuk rritet në të. Dhuna fizike, dhuna verbale, dhuna politike vetem projekton të ngjashmit  e vet, asnjehere paqe, asnjehere bashkjetese, asnjehere garanci demokratike asnjehere zhvillim  dhe mirëqënie ekonomike per femijet tanë. Ajo i vlen një individi jo demokratëve e shoqërisë shqipetare jo e jo.

Ajo ka vetem një emer-regres. PD është institucion themelor i ketoj vendi asnjë forme iligjitime pushtimi nuk e permbys legalitetin e saj. Ju bëj thirrje të gjithë demokratve  që të mendojnë thellë dhe të kuptojnë momentin historik ku ndodhet Partia Demokratike dhe të mos bëhen instrumente të shkaterrimit të saj thjesht për të ardhmen dhe të shkuaren e një personi i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka percaktuar vetë fatin e vet. I ftoj me modesti e shqetesim  demokratet të mos i bashkangjiten kesaj  shfaqje të shemtuar  që po e bën PD-në forcen kryesore opozitare në Shqiperi qesharake perpara shoqërisë dhe opinionit publik shqiptar.

 

Të fundit