Flash News

Ditari i Opozitës

Situata në Ukrainë, Berisha: Rusia nisi ‘de facto’ Luftën e Tretë Botërore

Situata në Ukrainë, Berisha: Rusia nisi ‘de facto’

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi situatën në Ukrainë, duke theksuar se Rusia ka nisur ‘de facto’ Lufta e Tretë Botërore.

Ai tha se paqja ka marrë fund, ndërsa shtoi se Rusia do ta humbasë këtë luftë. Berisha nënvizoi se Shqipëria duhet të realizojë detyrimet e saj përballë kësaj situate, si pjesë e aleancës së NATO-s.

“Agresionin e hapur kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur Vladimir Putin dhe Rusia nisen ‘de facto’ lufta e tretë botërore. Paqja e vendosur për pas luftës së dytë mori fund me këtë agresion.

Shtoj këtu se Rusia ‘de facto’ është vendi që nisi luftën e parë botërore, sepse nisi e para mobilizimin për të sulmuar Gjermaninë.

Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur ajo në të gjithë historinë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Nuk mbetet gjë tjetër përveçse të shprehim solidaritetin me popullin ukrainas”, tha ndër të tjera Berisha.

Të fundit