Flash News

Ditari i Opozitës

"Situata në vend dramatike"/ Balliu: Krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me qeverinë

"Situata në vend dramatike"/ Balliu: Krimi i organizuar dhe

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend teksa është shprehur se krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë sipas tij ortakë me politikën.

Në një reagim në rrjete sociale, Balliu shkruan se situata në vend është dramatike dhe se lidhjet e karteleve me qeverinë cënojnë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Balliu thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë, një realitet që rrezikon jo vetëm stabilitetin, por edhe interesin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Situata dramatike në vend, ku krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, ka arritur të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve, përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë.

Përballë kësaj gjendjeje alarmante, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje, duke vepruar në mbrojtje të interesit kombëtar.

Të fundit