Flash News

Ditari i Opozitës

"S'jam as qorr, as shurdh"/ Debat mes demokratëve, Baçi: Mos fol në ajër! Sula: Jeni bërë qesharakë

"S'jam as qorr, as shurdh"/ Debat mes demokratëve,

Ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike kanë krijuar përçarje mes deputetëve të selisë blu. Ndryshimet e bëra në seli shkaktuan jo pak reagime nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Dra e selisë për këta anëtarë dje, ishte e mbyllur dhe hyrja bëhej vetëm me 'autorizim'.

Dy deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Luan Baci, ajën përfshirë në një debat pikërisht për situatën e krijuar mes dy palëve. Të ftuar në studion e 'Frontline' në News 24, dy deputetët kanë pasur kundërshti për opinionet e njëri-tjetrit lidhur me situatën aktuale.

Debeati mes tyre ka nisur me delegatët e Kuvendit të 11 Dhjetorit,k ku Dash Sula tha se pjesa më e madhe e delegatëve janë me PD-në dh jo me 11 dhjetorin. Kjo bëri që Baçi t'i kërkojë Sulës të mos kontestojë kuvendin.

Ndër të tjera, Baçi kërkoi të dine se pse Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në ditën e themelimkit të PD-së në Fier, tksa Sula i tha se kryetari s'ka qenë i pranishëm çdo vit.

Pjesë nga debati:

Sula: Nuk kemi konflikt me demokratët. As 10% e anëtarësisë nuk ka shkuar për të votuar. Kryesia e Peqinit, Belshit, Gramshit e të gjitha zonave janë me partinë Demokratike, atë institucionale dhe jo me Lulzim Bashën

Baçi:Mos fol kot në ajër. Nëse konteston Kuvendin e 11 dhjetorit..

Sula: Delegatët nuk i verifikon as ti Luan dhe as unë se je i pabesueshëm. Do ta verifikojë gjykata. Unë nuk jam as qorr dhe as shurdh. I pashë delegatët, nuk flas për militantë.

Baçi: Do ta mbyll fare

Sula: Çoje listën në gjykatë. Nuk jemi lëvizja Haxhi Qamilse. Gjykata nga i pari tek i fundit. Pranoni dhe prisni vendimin e gjykatës

Baçi: Sot PD Fier ka ditën e themelimit. Ku ishte kryetari? Po dje në Lushnje, Kukës, Gjirokastër?

Sula: Nuk ka shkuar asnjëherë kryetari në festat e PD-së përviti.

Baçi: Nuk e kam ftuar këtë herë se ai nuk është më kryetari i PD-së.

Sula: Jeni bërë qesharakë

 

Të fundit