Flash News

Ditari i Opozitës

Sjellja e policisë me minorenët, Pampuri: Trauma që po përjetojnë mund të lërë gjurmë për gjithë jetën

Sjellja e policisë me minorenët, Pampuri: Trauma që po
Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri

Ish-deputetja e PD-së, njëherësh psikologe Oriola Pampuri ka reaguar për sjelljen që ka treguar policia ndaj protestuesve dhe kryesisht ndaj minorenëve.

Në një deklaratë nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Pampuri ngre si shqetësim traumën, siç e quan ajo që po kalojnë fëmijët. Sipas saj, policia ka dhunuar e terrorizuar të rinjtë që protestuan për vrasjen e Klodian Rashës.

"Po dal në këtë orë të vonë të mbrëmjes jo për të bërë politikë, por si grua dhe si nënë. Jam tepër e shqetësuar për dhunën që sot u përshkallëzua në menyrë jo propocionale ndaj një numri të madh të rinjsh, kryesisht minorenë.

Ata janë femijët tanë, që gjatë këtyre ditëve janë terrorizuar dhe keqtrajtuar në kundërshtim me ligjin nga forcat e policisë. Sot në mbremje ishim dëshmitarë të një terrori policor krejtësisht të panevojshëm", u shpreh Pampuri.

Kjo e fundit referuar edhe raportit të Avokatit të Popullit deklaroi  se ndaj minorenëve deri në 13 vjeç është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike gjatë ndalimit dhe shoqërimit të adoleshentëve në rajonet e policisë.

Pampuri i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, që të ndalë menjëherë keqtrajtimin dhe dhunën ndaj të rinjve.

 

Të fundit