Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"S'ka krim shqiptar", Vasili reagon pas deklaratave të Ramës në Gjermani: Mashtrimi kaloi gjithë kufijtë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama, teksa është shprehur se mashtrimi i tij kaloi dhe kufijtë e vendit dhe tashmë po kërkon të bindë dhe BE.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Vasili ju referua deklaratave të Edi Ramës sot në Gjermani, kur tha se në Shqipëri nuk ka krim.
“Mashtrimi kaloi gjithë kufijtë. Rama në një forum ndërkombëtar në Mynih deklaron se krimi shqiptar nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Pra Edi Rama guxon të thotë se nuk ka krim shqiptar”, nënvizoi Vasili.
Më tej ai shtoi se institucionet ndërkombëtare si Departamenti Amerikan i Shtetit, dëshmojnë se krimi në Shqipëri është i lidhur me qeverinë.
Deklarata e plotë:
Jemi sot në këtë komunikim së bashku sepse pacipësi, mashtrimi kaloi gjithë kufijtë. Edi Rama në një forum ndërkombëtar që u zhvillua në Munih, në forumin Europa Park deklaron: “Krimi shqiptar nuk ekziston, nuk ka krim shqiptar”. Pra Edi Rama guxon e thotë që krimi shqiptar nuk ekziston dhe se nuk ka krim shqiptar.
Shumë nga ju që na ndiqni nga shtëpia që unë në emër të opozitës shqiptare dhe të LSI-së do të ktheja përgjigje dhe do të bëja komentet e mia, jo të nderuar qytetarë shqiptar. Absolutisht jo nuk do ta bëj një gjë të tillë pasi jam i bindur që mes meje dhe Departamentit Amerikan të Shtetit padyshim ju do të kishit një besim akoma e më të madh tek Departamenti Amerikan i Shtetit si një analizues, vlerësues shumë i fuqishëm i pavarur, objektiv dhe i vendit më të rëndësishëm dhe partnerit më të rëndësishëm siç është SHBA.
E çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit përkundrejt mashtrimeve të këtij gënjeshtari pa shërim, por nuk është thjesht një gënjeshtar, e ka rrëmbyer krimi për zverku dhe nuk e lë të flasë, por e detyron të gënjej sepse përpara se t’iu lexoj se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ju e dini që kriminelët ky i ka në Kuvend të Shqipërisë, deputet kriminel dhe me rekorde kriminale, i njihni të gjithë. Kryetarët e Bashkive me rekorde kriminale, shpërndarës droge e hajdutë e çfarëdo që të jenë i njihni të gjithë e plotë drejtorë e njerëz të tjerë që përbëjnë kastën e tij drejtuese. Këtë e dinë të gjithë, por çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria është vend burimi i kanabisit që drejtohet nga krimi i organizuar, është vënë tranziti për heroinën e kokainën “, që komandohet gjerësisht dhe lehtësisht nga krimi i organizuar dhe lëviz drogërat e paligjshme pasi korrupsioni i lartë, mungesa e qeverisjes, pra qeveria e keqe që ia bën autostradë, ia bën shumë të lehtë këtë gjë.
Çfarë thotë tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit: “Evidentohen laboratorë të drogës:, pra që i lejon dhe i mbështet qeveria dhe është e gjitha në funksion të tyre. Shqipëria evidentohet thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, kujtoni ky thotë nuk ka krim, thotë se Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e krimit të organizuar, për krimin që vepron kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, Lindjen e mesme dhe Amerikën e Jugut. Shqipëria thotë Departamenti i Shtetit është shënuar në prodhues dhe eksportues të sasive jashtë zakonisht të mëdha të marijuanës drejt Europës, por edhe një vend tranzit edhe për heroinën dhe kokainën që vjen nga Afganistani si një portë kyçe tashmë Shqipëria për shpërndarjen e drogës në gjithë Europën. Ju e dini fare mirë, që jo vetëm ka krim të organizuar, por krimi i organizuar ka rrëmbyer vetë kokën e qeverisë në të gjithë nivelet e saj. Shqiptarët nuk janë njerëz që i gënjen dot kollaj, as një mendje shumë e zgjuar jo më një mendje e trashë si e Edi Ramës, sepse një nga drejtuesit kryesor të operacionit të famshëm forca e ligjit u evidentua nga partnerët ndërkombëtarë që u shiste informacione kriminelëve.
Pra kjo strukturë që u ngrit nga Edi Rama që do të luftonte kriminelët ishte vetëm dhe vetëm një strukturë për të marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë që duan të luftojnë krimin e organizuar në Shqipëri e për t’ia dhënë krimit. Pra shërbëtorët e krimit do të luftojnë krimin. Shqiptarët përballen dhe mjaftë më një veprimtari kriminale shumë të përhapur në përditshmërinë tonë, në makina që digjen në mes të ditës, në vrasjet që ndodhin tek pragu i shtëpisë, vrasje që kanë të bëjnë edhe me njerëz që mbulojnë detyra shtetërore. Pra një krim dhe një pasiguri që ka pushtuar anë e mbanë vendin, kjo nuk është asnjë shtesë, koment i ekzagjeruar apo i njëanshëm i opozitës shqiptare, këto janë vetëm e vetëm fakte të kthjellëta e të qarta.
Krim të organizuar ka, është ulur këmbë kryq në qeverisjen e vendit, jo siç thotë Edi Rama që krim nuk ka, dhe kur krimi kap kokën e operacionit forca e ligjit “OFL” që e keni dëgjuar vazhdimisht edhe që e shtron Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar, dhe kur krimi i organizuar dhe paratë e tij blen qeverinë, rrëmben median, pastrojnë paranë, duke shtuar Shqipërinë në vendin e pastrimit të parasë dhe Shqipëria rifutet në listën e zezë për shkak të rritjes së krimit, nga lista e zezë ku kishte dalë më parë. E gjithë kjo veprimtari korruptive, kriminale që rrëmben, duke pasur në dorë gjithë pastrimin e parave, ka shkatërruar jetën ekonomike në vend.
Ka arritur të ketë tantakula të tilla ku vazhdon të mbetet korrupsioni i qeverisë që e favorizon krimin, duke filluar dhe në vepra korruptive kaq të rënda, kaq të jashtëzakonshme që janë edhe në sytë e njerëzve siç ishte inceneratori ku rrëmbehen milionat të nderuar qytetarë dhe nuk ndodh asgjë, nuk ndërtohet asgjë. Pra, marrin miliona dhe nuk ndërtohet asgjë. Një korrupsion i tillë sa që arrihet një incenerator, që paguajnë miliona euro dhe nuk ka asnjë punonjës të vetëm, ka zero punonjës. Inceneratori fantazëm rrëmben... rrëmbejnë 75 milionë dy incenerator, nuk punon njeri. Miliarda dalin nga xhepat e shqiptarëve ndërkohë që lekë për shqiptarët që të kurohen sepse infektohen nga COVID-19 në banesë, tu jepet ndihma minimale, s’ka sepse duhet të dalin dhe të marrin lekë borxh shqiptarët nëpër miq e nëpër shokë.
Disa prej tyre dhe nuk i blejnë dot këto barna dhe sëmundja bën të vetën dhe përparon. Pse? Sepse krimi jo vetëm që është ulur këmbëkryq, e ka rrëmbyer prej fyti qeverinë, po i përgatit dhe fjalën se çfarë duhet të thotë në mes të Gjermanisë. Krimi i ka dhënë detyrë Edi Ramës të thotë që nuk ka, nuk ekziston por qytetarët shqiptarë, dhe europianët që dëgjojnë Edi Ramën, të jeni të bindur që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë Edi Ramën. Përballë raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, përballë raporteve të BE-së, të Interpolit, Europolit për krimin, që gëlon dhe është bërë një problem sepse tonelatat e drogës kapen përditë, absolutisht që besojnë ata. Për këtë arsye dhe lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet për hapjen e negociatave.
Ky mendon që duke thënë se krim nuk ka, të gjithë këta europianë që i kanë informacionet sa një mal, dhe Gjermania që ka një mal shumë, shumë të madh me informacione sepse Gjermania ka informacione dhe se si shiten informacionet e shërbimeve sekrete gjermane në luftën e krimit të organizuar nga horrat e qeverisë Rama, sigurisht që nuk mund të besojë njeri. Pra të nderuar qytetarë 25 prilli është një datë shumë e rëndësishme për jetën e gjithë secilit nga ne.
Do të thotë që të ndahemi nga kryekrimineli që i mbron kriminelët, u jep alibi atyre dhe nuk ka turp që ta bëjë këtë në mes të europës. Këtë problem të nderuar qytetarë duhet ta zgjidhim vetë, ky krim bie mbi ne. Në rast se nuk e zgjidhim ne vetë, askush mos prisni që të na e zgjidhë.
Faktet janë të vërteta. E gjithë bota është ngritur në këmbë dhe është e shqetësuar për atë që po u ndodh shqiptarëve, nuk na falet po mos të shqetësohemi ne dhe të mos bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe sakrificën më të fundit për të shpëtuar veten dhe familjet tona. U faleminderit të gjithëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38