Flash News

Ditari i Opozitës

"S`ka ardhur askush me i pa", Basha me banorët e përmbytur në Bubq: Qeveria ka menduar vetëm për veten

"S`ka ardhur askush me i pa", Basha me banorët e përmbytur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot disa zona që janë prekur nga reshjet e dendura të shiut. Ai iu është gjendur pranë edhe banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq.

Sipas Bashës, kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit. Basha tha se qeveria duhet t`u kishte ardhur në ndihmë para 3 apo4 vitesh banorëve, por që ka menduar veç për veten.

"Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë,"- tha Basha ndër të tjera.

 

Të fundit