Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka COVID!”, Kujtim Gjuzi i irrituar me Ministrat: Sa herë që kërkoj interpelancë, dalin të sëmurë

“S’ka COVID!”, Kujtim Gjuzi i irrituar me Ministrat: Sa
Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi nga Kuvendi ka përsëritur deklaratën e tij se COVID-19 nuk ekziston dhe se e gjitha është një grip stinor. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi ka bërë një kërkesë urgjente për interpelancë referuar situatës së naftëtarëve.

Deputeti nuk kurseu as ironinë, kur tha se: “Sa herë kërkoj interpelancë ministri sëmuret. Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë."

"Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti me grip stinor. Nuk ka Covid, është grip stinor. Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente. Sa herë kërkoj interpelancë ministri sëmuret. Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë", tha ai.

Të fundit