Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“S’ka kanalizime se drejtorët e Bashkisë janë ndërtues”, Këlliçi u tregon banorëve 5 prioritetet që do sjellin zgjidhje

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.
“Kanalet e zeza janë të gjithë në sipërfaqe, të gjithë këto siç po i sheh. Jam ankuar në të gjitha zyrat kam shkuar me dokumenta, me firma, me gjithçka, ujin në zjarr nuk e ka vënë. Situata është e tillë që ne i kemi shkruar Institutit të Higjenës si banor, dhe ajo normalisht shumë korrekt shkruan se duhet të merren masa sepse është rrezik infeksioni për të gjithë zonën."
"I shkruan UKT-s mos të gabojmë dhe bashkisë së Tiranës, i shkruan në 2018. Vijojmë ne me një shkresë drejtuar bashkisë së Tiranës si banor. Të gjitha institucioneve, ne kemi ndjekur rrugët zyrtare. Asgjë s`ka ndodhur.”-u shprehën banorët.
Belind Këlliçi tha se drejtorët në bashkinë e Tiranës, që duhet t`i japin zgjidhje këtyre problemeve, janë kthyer në ndërtues, duke harruar punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.
“Edhe ja kanë kaluar Policisë Bashkiake. Pra është kërkuar ndërhyrje, që ta kuptojnë dhe ata që na ndjekin, Drejtoria e Higjenës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës Njësisë Administrative Nr.2, pra Njësisë bashkiake Nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. E çfarë ka ndodhur? Kjo përgjigja e këtij Redi Mollës, referuar ankesës së z.Pavlo Sopi Qoti, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit” është verifikuar dhe është hartuar projekti për rrjetin e kanalizimit që do të zbatohet sa më shpejt."
"Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj. Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët. Se në vend që të jetë punonjës i shtetit, e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”-tha Këlliçi.
Por, pas datës 14 maj kjo situatë do të marrë zgjidhje. Belind Këlliçi tha se do të marrë fund trajtimi i qytetarëve me diferencime politike.
“Pas 14 majit Belind Këlliçi si kryebashkiak nuk do të bëjë më diferencime për qytetarët e Tiranës. Pse? Sepse demokratë e socalistë, me parti e paparti, ne ecim në të njëjtat rrugë. Ngecim në të njëjtin trafik. Kemi të njëjtat probleme kur vjen puna… ata fëmijët qëparë që ishin tek ajo zonë, që ishim tek depo e ujit, problem ishin kanalizimet e ujërave të zeza, aty ka dhe fëmijë socialistësh. Kur flet për problematikat e fëmijëve të qytetit nuk mund t`i ndash qytetarët në të majtë dhe të djathtë. Qytetarët duhen trajtuar të gjithë njëlloj”, -tha kandidati opozitës për bashkinë e Kryeqytetit.
Nga Njësia Nr.2, Belind Këlliçi përsëriti ftesën ndaj Erion Veliajt për debat publik.
“Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion? Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Dal në qytet dhe në fshat, nuk të gjej! Shkoj nëpër studio dhe nuk të gjej, shkoj në studiot ku t`i përkëdhelesh më së shumti, dhe nuk të gjej."
"Pse fshihesh? Hajde në debat publik! A ke bërë punë për Tiranën? A ke 8 vite që punon për Tiranën? A të duhen qytetarët e Tiranës mor zotëri? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke përzemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd”,-u shpreh Këlliçi.
Për banorët e Njësisë Nr.2 Belind Këlliçi renditi pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit.
“Unë pesë prioritetet e mia i kam thënë para jush dhe herë të tjera, i ripërsëris dhe njëherë. Padiskutim autobusi pa pagesë falas pas 14 majit, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave."
"Paketa e biznesit të vogël për uljen e taksave dhe tarifave, përgjysmimi i dy tarifave pastrimit dhe gjelbërimit dhe tarifës së hapësirës publike. Heqja e taksës antikushtetuese e infrastrukturës arsimore të përkohshme, që biznesi e paguan dy herë, një herë si biznes dhe një herë si familje. është padiskutim 500 oazet e gjelbërta ajo që ne diskutuam edhe në rrugëtimin tonë sot”-tha Këlliçi.
Ndërkohë, më herët gjatë takimeve që zhvilloi me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë, Belind Këlliçi dha garanci se pas 14 majit, prona e tyre dhe pallatet mbi 50-vjeçare nuk do të preken. Ai u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për zhvillimin ose jo të pronës.
“Një shqetësim i madh është prezent në këtë zonë sot, për shkak të një VKM-je të famshme që flitet, por mbi të gjitha për tentativën e kryetarit aktual të bashkisë Erion Veliaj, për të prishur godinat mbi 50-vjeçare në zonat kryesore të Tiranës, në zemrën e Tiranës, për t`i vjedhur truallin qytetarëve dhe për t`i hapur rrugë ndërtimit dhe mafies së betonit. Garantoj dhe një herë nga këtu, nga kjo zonë, nga Njësia Nr.5, nga lulishtja “1 Maji”, se këto pallate, jo vetëm këto por në të gjithë zonën në të gjithë Tiranën, nuk do të preken dhe prona e qytetarëve nuk do të preket."
"Në ato komisione auditi që mund të ngrihen për të bërë një verifikim të gjendjes strukturore të pallateve, padiskutim do të ketë pjesëmarrës të familjeve, banorëve të pallatit dhe duhet të ketë përparësi interesi i qytetarëve dhe banorëve, çka do të thotë: vetëm nëse qytetarët do të duan, do të bien dakord, për të hapur rrugë për një projekt ndërtimi dhe do të nënshkruajnë që do të marrin sipërfaqen që kanë sërisht po aty ku e kanë, në të njëjtin pozicion ku e kanë, atëherë mundet të ecin përpara banorët me dakordësinë e tyre”-tha Këlliçi.
Belind Këlliçi zhvilloi takime edhe të rinjtë në Laprakë, duke u shprehur se beteja në Tiranë do të fitohet nga të rinjtë. Ai tha se programi i tij synon që të frenojë shpopullimin e vendit dhe Tiranës nga të rinjtë, duke u krijuar atyre mundësi dhe kosto më të ulta të jetesës në Tiranë.
“Ne këtë betejë që kemi hyrë, kemi hyrë për të ardhmen tonë. Po u drejtohem të rinjve sepse duhet të jetë pikërisht kjo betejë, që mbase është më e pabarabarta në historinë politike 30-vjeçare në Shqipëri, e cila do të fitohet nga të rinjtë. Ndaj në fokusin tim kryesor në këtë sfidë që ne kemi marrë janë pikërisht çështjet që prekin kostot e jetesës tuaja, kostot e jetesës qytetare, dhe kushtet normale të një komuniteti."
"Unë mendoj se paratë e qytetarëve janë më mirë kur janë në xhepin e tyre, më mirë t`i ketë qytetari në xhep se sa t`i ketë politikani apo qeveria. Kështu që me autobusin falas, me rrugët, me ndriçmimin publik, me çerdhet, kopshtet, shkollat, me vendet e punës që unë do ua dedikoj kryesisht të rinjve në bashkinë e Tiranës nën moshën 35 vjeç ne do të bëjmë të mundur që të mbajmë rininë e Laprakës dhe jo vetëm, ta mbajmë në Tiranë, që të mos iki nga Tirana”,-tha Këlliçi.
Nga ana e tyre, qytetarët nuk e kursejnë mbështetjen ndaj Belind Këlliçit në çdo njësi, teksa tregojnë mllefin e krijuar ndaj keqqeverisjes së bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj. Mes tyre janë dhe shumë socialistë të zhgënjyer, të cilët presin me padurim 14 majin për të ndëshkuar me votë Erion Veliajn.
“Padiskutim që do të fitojmë, do ta heqim këtë se na ka shkatërruar gjithçka, që nga Rama super hajdut, super mashtrues dhe ky më keq se ai. Njerëzit janë shumë shumë të mbaruar. Ja tashi ishte një farmacise, ajo më pyet mua unë pyes atë. Aty ka arritur puna të pyesim njëri-tjetrin. Puna është shumë skandal. Dritë ta bëftë Zoti, dritë je, se vdiqëm me këta.
"Na kanë mbytur tërë jetën. Tërë jetën vdiqëm, s’kemi me çfarë blejmë bukë, s’kemi me çfarë blejmë djath, na vjen për të qarë. Pensionistët s’marrin dot gjë mor bir. Ja kështu, kam dalë me vrap të të takoj nëna. O Zot të fitojmë o Zot. Varfëri e madhe, ka rënë puna. Kanë ikur të gjithë njerëzit, e ka lënë këtë tregun si në kohën e … bosh se kanë ikur tregtarët, kanë ikur se nuk ka punë."
"Dhe ne do ta lëmë do shesim pleh për pemët që ka mbjellë ai. Kam një arsye shumë të fortë që marr pjesë. Arsyeja është si do gjejmë zgjidhje që ta largojmë këtë lloj modeli negativ të qeverisjes vendore. Unë jam socialist, jam i majtë me ideologji por e shoh që deri këtu stop, nuk ka më. Pra, duhet të bëjmë çmos që këtë lloj specie, këtë lloj politike që ndiqet në bashkinë e Tiranës, ta çrrënjosim në datën 14 maj dhe mundësia më e mirë që ta çrrënjosim është Belindi."
"Belind, ne mezi sa po e presim datën 14, jemi në ankth të madh për të hequr këtë klikë. Unë e kam amanet prej gjyshit, prej banës, se kjo është klika e kuqe, dhe këto i presin njerëzit në qafë dhe u pijnë dhe gjakun. Ka ardhur koha tani, që t`ua tregojmë vendin atyre sepse nuk po i shikojmë dot me sy dhe na vjen ashtu në atë gjithmonë përpara."
"Po ku është përpara? Një person i tillë do ta çojë përpara duke parë që ashtu. Prandaj të uroj suksese dhe shpreh bindjen që do jesh kryetar i bashkisë”-u shprehën disa qytetarë që shtrënguan duart me Belind Këlliçin në njësitë 2, 5 dhe Laprakë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38