Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka Kuvend anti-amerikan”, Berisha-Bashës: Kryetari peng-sharlatan po i shërben karriges së tij

“S’ka Kuvend anti-amerikan”, Berisha-Bashës: Kryetari

 Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur te debati i një dite më parë në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me përjashtimin e tij.

Nga Foltorja në Fier, Berisha tha se Basha, të cilin e ka cilësuar si kryetar i marrë peng nga Rama, ka deklaruar se nuk do të ketë lëvizje anti-amerikane brenda partisë për t’i shërbyer vetëm karriges së tij.

Tani kryetari ka dalë me sloganin ‘jemi me Amerikën’. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te transparenca, se sovraniteti është kushti për të qene aleat me SHBA.

Basha e quan tubimin anti-amerikan se i duhen për karrigen e tij.  

Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen, a jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju antiamerikanë apo është kryetar një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore.

Pse nuk vjen kryetra tek ju? Ka gjetur modelin, i thërret kryesitë në Tiranë. Shko në rrethe dhe diskuto me ta”, tha Berisha.

Një ditë më parë, Basha ka rritur tonet në mbledhjen e grupit parlamentar ku ka patur debate lidhur me përjashtimin e Berishës. Basha tha se nuk do të lejojë asnjë lëvizje antiamerikane dhe se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet.

Të fundit