Flash News

Ditari i Opozitës

S’ka marrëveshje në PD për zgjedhjet lokale, Berisha bën menjëherë lëvizjen

S’ka marrëveshje në PD për zgjedhjet lokale, Berisha

Duket se Partia Demokratike nuk do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit, pasi negociatat për bashkim mes palëve kanë dështuar.

Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Alibeajt me deputetët e PD-së, pas tre takimeve të zhvilluara mes të mandatuarve, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka.

Po ashtu, grupi i Alibeajt ka paralajmëruar se do të hyjnë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 14 majit. Menjëherë pas deklaratës, vjen lëvizja e kreut të PD, Sali Berisha.

Zyra e shtypit të PD ka njoftuar se “në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes”.

Të fundit