Flash News

Ditari i Opozitës

"S'ka më mbyllje sysh", Tabaku nga Brukseli: Zgjedhjet treguan se Shqipëria nuk është vend me standarde

"S'ka më mbyllje sysh", Tabaku nga Brukseli: Zgjedhjet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi rezolutat dhe vendimet që u morën nga Parlamenti Europian, ku u dënua farsa zgjedhore e zhvilluar në Shqipëri në 11 maj nga mazhoranca socialiste.

Tabaku theksoi në Syri tv se Parlamenti Europian është i shqetësuar realisht për cënimin e zgjedhjeve në Shqipëri, pasi këto janë zgjedhjet e para parlamentare me negociata të hapura dhe në këtë fazë nuk ka më tolerime për standardet demokratike të një vendi.

"Parlamenti Europian sot na konfirmoi se Shqipëria sigurisht që është në fokusin e diskutimeve edhe për faktin që janë hapur negociatat dhe për faktin që tashmë në procesin e integrimit nuk ka më mbyllje sysh dhe kalim të fajit te të tjerët, se Shqipëria duhet të sillet si një vend me standarde dhe zgjedhjet fatkeqësisht treguar se Shqipëria nuk është një vend me standarde.

Procesi i integrimit nuk është marketing politik, nuk është një marketing që ti thua do kem një datë dhe do arrij një datë, por kërkon një punë të lodhshme kërkon angazhim dhe vullnet politik. Me zgjedhjet u tregua që ky vullnet politik nuk ekziston", tha Tabaku nga Brukseli. 

Të fundit