Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka regjistrim që na ndal fitoren”, Spaho: Rama ka frikë sepse Berisha e rrëzon nga pushteti

“S’ka regjistrim që na ndal fitoren”, Spaho: Rama ka

Deputeti demokrat Edmond Spaho tha nga Kora, ku u prezantua kandidatja e opozitës për 14 majin Ledina Aliolli, se Rama ka frikë nga demokratët ndaj investoi për të goditur PD-në.

Spaho tha se Berisha e rrëzon Ramën nga pushteti. Sa i përket ngërçit të krijuar në KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Spaho u shpreh se nuk ak vulë dhe regjistrim që ndal fitoren e PD.

“Këto janë zgjedhje politike. Tregojnë forcën dhe vrullin e PD-së. Prej 2 vjetësh po përpiqen të godasin pluralizmin në Shqipëri. Brenda dhe jashtë vendit kanë sulmuar PD-në dhe Berishën. Kanë frikë nga ne, ka frikë Edi Rama. Sepse e di që nëse ka një person që e rrëzon nga pushteti, është Berisha dhe demokratët.

Ndaj investoi për ta shpallur non-grata, për ta eleminuar PD-në. A ka mundësi që të heqim dorë ne nga pluralizmi? Ne që në 90-ën luftuar përë demokracinë dhe pluralizmin? Nuk ka asnjë mundësi. Ne do ua tregojmë atyre në 14 maj, jo vetëm në bashkinë e Korçës. Nuk ka vulë dhe regjistrim që ndal fitoren tonë. Ne do i dalim Zot demokracisë, përpara drejt fitores në 14 maj”, tha Spaho.

Të fundit