Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka sfidë më të madhe se transparenca”, Kryemadhi-Ramës: Tregoju shqiptarëve pse janë rritur taksat

“S’ka sfidë më të madhe se transparenca”,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar takimin dy ditor të kryeministrit Edi Rama me 61 kryebashkiakët e vendit.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi i drejtohet Ramës duke i kërkuar të deklarojë para shqiptarëve arsyen e vërtetë pse janë rritur taksat vendore dhe pse u ndërmor reforma e ujit.

Sipas saj, kjo e fundit ka lidhje me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve, ndërsa shton se Rama është i mirinformuar për kreditorët ndaj të cilëve shteti ka borxhe marramendëse.

“Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca...”, shkruan Kryemadhi.

 

 

Të fundit