Flash News

Ditari i Opozitës

“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”, Gjekmarkaj i përgjigjet Gjinushit me dokumente: Do t’i drejtohem Gj. Kushtetuese

“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,

Ndërsa kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi mohoi sot akuzat e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Agron Gjekmarkaj për shkrirjen e Akademisë Albanologjike për ta vendosur nën varësi të Akademisë së Shkencave, deputeti i PD ka reaguar sërish, duke e faktuar denoncimin e tij me dokumente.

Sipas Gjekmarkajt, referuar këtyre dokumenteve, Gjinushi ka kërkuar asgjësimin apo më keq shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare.

Ja e vërteta e dokumentuar: sesi Gjinushi *& Co kanë kërkuar asgjësimin, më keq sesa shkrirjen, e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare që kjo gëzon falë Ligjit nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me gjithë të metat e këtij Ligji, dhe kthimin në statusin e vendimit të Komitetit Qendror të PPSH të vitit 1972 të instituteve të Albanologjisë (Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit etj.)!

Shikoni relacionin e Gjinushit dhe reagimin e Akademisë së studimeve Albanologjike nëpërmjet shkresës zyrtare të firmosur nga Rektori legjitim i këtij institucioni pra i dekretuar nga Presidenti i Republikes Prof Dr Luan Perzhita !

Sot ai( Gjinushi) i padekretuar dhe jo legjitim fakt ky për të cilin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese, para gazetarëve foli për “bashkim” ! Kishte me thanë Fishta “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!”, deklaron Gjekmarkaj.

Më herët, në një prononcimi për mediat, Gjinushi u shpreh se nuk bëhet fjalë për shkrirje, por për ribashkim. Gjinushi shtoi se modeli i ribashkimit është më produktivi që ekziston për vende të vogla si Shqipëria.

“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,

 

“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,“S'ka shkrirje të Akademisë Albanologjike”,

Të fundit