Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka surprizë!”, Zhupa për raportin e VOA: UNESCO qartësisht kundra qeverisë për Butrintin

“S’ka surprizë!”, Zhupa për raportin e VOA: UNESCO

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas të cilit UNESCO është shprehur kundër qeverisë për dhënien me koncesion të parkut kombëtar.

Në një reagim në Facebook, Zhupa shkruan se ky model shkon përshtat vetëm interesave klienteliste dhe lobuese dhe jo kushtetutës, interesit publik, konventës së Parisit.

Reagimi i plotë:

S’keni parë asgjë akoma!

UNESCO qartësisht kundra qeverisë për BUTRINTIN!

Nga Zëri i Amerikës publikohet një pjesë e raportit që në ditët në vijim do ja vëmë në dispozicion të plotë mediave dhe do sqarojmë opinionin publik për çdo detaj.

S’ka surprizë, sepse e kam thënë që në ditën e parë që ky model shkon përshtat vetëm interesave klienteliste dhe lobuese dhe jo kushtetutës, interesit publik, konventës së Parisit.

Dielli nuk mbulohet me shoshë, e fshehën nga gjykata, gënjyen, manipuluan, detyruan UNESCO mos ta publikoj por në fund e vërteta del. Ata vetëm shtuan shkeljet në kurriz të tyre.

Gjykata Kushtetuese ka provën, jo nga palët, jo nga interpretimet, por nga UNESCO!

Butrinti, pasuri botërore UNESCO, është detyra jonë ta mbrojmë, e çdo shqiptari dhe e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese.

 

Të fundit