Flash News

Ditari i Opozitës

"Skadon" afati që Berisha i ka lënë Bashës për të liruar zyrën

"Skadon" afati që Berisha i ka lënë Bashës

Ditën e sotme ka "skaduar" afati që ish-lideri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë vendosur kryedemokratit Lulzim Basha për të liruar zyrën. Mbetet për t'u parë nëse sot do të ketë zhvillime në kampin blu.

Një ditë më parë Berisha njoftoi protestë në datën 8 para selisë blu, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i kësaj të fundit, e cila tha se dera e PD nuk do të jetë e hapur për ish-liderin dhe "trafikantet e drogës", duke shtuar se po përgatitet një sulm.

Megjithatë, Basha duket se s'ka ndërmend t'i bindet këtij ultimatumi. Kryedemokrati nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij, duke e konsideruar nul.

Dy ditë më parë, kryedemokrati bëri disa ndryshime në selinë e Partisë Demokratike, ku dyert dhe dritaret u veshën me blu dhe me logo e simbole të PD-së. Ky akt vjen pas akuzave se ka ndërruar bravat e dyerëve të selisë.

Përplasjet në PD nisën në datën 9 shtator 2021, ditën kur Lulzim Basha  përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin Berisha. Këto muaj kanë qenë të tensionuar për partinë më të madhe opozitare.

Të fundit