Flash News

Ditari i Opozitës

“S’kam humbur asnjëherë”/ Paloka ironizon Bashën: I sinqertë, i janë shtuar pasuritë

“S’kam humbur asnjëherë”/ Paloka ironizon

Deputeti Edi Paloka ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk ka humbur asnjëherë. Paloka shkruan në rrjetet sociale se Basha është i sinqertë, ndërsa shton se pasuritë e kryedemokratit janë shtuar pas çdo humbje të PD-së.

Basha është shprehur i gatshëm të mbajë përgjegjësi, por dorëheqjen nuk e ka dhënë, edhe pse pjesa dërrmuese e demokratëve po ia kërkon me ngulm.

Paloka thotë se Basha nuk e ka në dorë të largohet, duke theksuar se ai mbahet peng. Gjithashtu shton se PD dhe demokratët nuk mund të mbeten peng i tij.

“Sinqeriteti i L.B Dy herë, me dy deklarata te tij se fundmi, L.B eshte treguar vertete i sinqerte! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjehere” !

Shume e vertete, ai nuk ka humbur asnjehere, perkundrazi pas cdo humbjeje te PD atij i jane shtuar pasurite. Ata qe kane humbur kane qene demokratet.

Tani deklaron se eshte gati te bej cdo gje qe ka ne dore por jo doreheqjen qe i kerkon grupi i tij. Kjo per arsyen e thjeshte se doreheqjen nuk e ka ne dore ai , po ata qe e mbajne peng!”-shkruan ndër të tjera Paloka.

Të fundit