Flash News

Ditari i Opozitës

"Skandal! 1.2 milionë euro për hotelet e mjekëve turq në Fier”, Vasili: Qeveri batakçinjsh

"Skandal! 1.2 milionë euro për hotelet e mjekëve turq

Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tender të qeverisë sa i takon akomodimit të mjekëve turq që janë pjesë e spitalit Memorial në Fier, ku shifra e përfolur është mjaft e lartë.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë e ka cilësuar skandal faktin që 1.2 milionë euro po përdoren për akomodimin në hotel të punonjësve turq. Sipas tij, shteti shqiptar do ta paguajë këtë shifër vpër vitin 2023 dhe se qeveria nuk paguar mjekët shqiptarë që kanë ngarkesën e shërbimit mjekësor publik.

POSTIMI I PETRIT VASILIT:

"Skandal! 1.2 milionë euro për hotelet e mjekëve turq

SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!
Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.

Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.

Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.
Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.

Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.

Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.
Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!

Të fundit