Flash News

Ditari i Opozitës

“Skandal i SPAK-ut”/ Jamarbër Malltezi denoncon blerjen e tokës në Lalëz për 4 euro/m²

“Skandal i SPAK-ut”/  Jamarbër Malltezi denoncon blerjen e

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një dokument të prokurorit të SPAK-ut, Arben Kraja, ku sipas tij zbulohet një skandal i përmasave të mëdha.

Në dokumentin e marrë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), thuhet se një tokë truall në zonën e Lalëzit, së bashku me tre objekte ushtarake brenda saj, është blerë me një çmim simbolik prej vetëm 4 euro/m².

Malltezi, në një postim në Facebook, akuzoi ashpër prokurorin dhe institucionet përgjegjëse, duke i cilësuar si “kukullat e Sorosit”.

“Tokë me 4 euro/m² në Lalëz!!! Nuk kanë turp e as ata që i kanë vendosur nuk kanë cipë! Veç lepe-peqe ndaj Edi Ramës”, shkruan ai, duke ngritur dyshime të forta mbi transparencën dhe ligjshmërinë e kësaj blerjeje.

Denoncimi ka ngritur një sërë pyetjesh mbi rolin dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen te lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike.

“Skandal i SPAK-ut”/  Jamarbër Malltezi denoncon blerjen e

Të fundit