Flash News

Ditari i Opozitës

Skandal me votat e diasporës për Lezhën, 50 më shumë se zarfa, Tabaku debat me Celibashin

Skandal me votat e diasporës për Lezhën, 50 më shumë se

Një situatë e tensionuar është shënuar këtë pasdite në Parkun Olimpik, ku vijon numërimi i votave të diasporës, pas konstatimit të një diference mes numrit të zarfeve të panumëruara dhe votave të gjetura në kutitë që i përkasin qarkut të Lezhës.


Sipas të dhënave të publikuara fillimisht nga KQZ, në fund të procesit për këtë qark kishin mbetur për t’u numëruar 622 vota. Por, gjatë hapjes së kutive, u evidentua se rezultonin 671 vota – një diferencë prej rreth 50 votash më shumë.


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin se kjo diferencë kompromenton procesin:

“Tani që po numërohen janë 658. Duhej të ishin 622 të panumëruara. Është diferencë prej 50 votash,” tha ajo, duke shtuar se “na është thënë çdo orë se nuk ka shtesë zarfe. Nëse ndryshon çdo orë, ndryshon gjithë llogaria.”

Edhe përfaqësuesi tjetër i opozitës, Gjin Gjoni, theksoi mungesën e transparencës për numrin total të zarfeve të ardhura:

“Duhej të kishit ardhur me rezultat total dhe më pas të niste numërimi. Nëse shtojmë ujë e miell, ndryshon rezultati,” u shpreh ai.


Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pranoi se ka një problem me saktësinë e të dhënave:

“50 vota janë shumë. Por do të shohim në sistem se çfarë është përditësuar dhe çfarë jo. Në magazinë e kemi të inventarizuar digjitalisht, por një pjesë tjetër jo. Nuk është futur fletë votimi, por po, llogaria mund të mos ketë qenë e saktë. Po bëjmë verifikimet,” sqaroi ai.

Të fundit