Flash News

Ditari i Opozitës

Skandal në Pediatrinë e Lushnjes/ Uji pikon mbi pavion, Korreshi: Merrni ombrellë

Skandal në Pediatrinë e Lushnjes/ Uji pikon mbi pavion, Korreshi:

Pavioni i Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes ndodhet në kushte alarmante, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve që trajtohen aty.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një video ku duken qartë lagështira, rrjedhje uji dhe kushte të amortizuara në ambientet e pavionit. Pamjet tregojnë ujë që pikon në brendësi të godinës, ndërsa dyshemetë dhe shkallët paraqesin rrezik për rrëshqitje.

Në reagimin e tij, Korreshi ironizon situatën, duke e cilësuar si pasojë të asaj që qeveria e quan “reformë e thellë në shëndetësi”.

“Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnje. Ju lutem merrni edhe ombrellë me vete. Reforma e thellë në shëndetësi ju fton të bëni kujdes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt dhe ka rrëshqitje,” shkruan deputeti në postimin e tij.

Të fundit