Flash News

Ditari i Opozitës

Skandal/ Qytetari endet i sëmurë nëpër institucione, shteti nuk i jep pagesën e invaliditetit që i takon

Skandal/ Qytetari endet i sëmurë nëpër institucione, shteti

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar denoncon se prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore.

Qytetari Arben Kalemaj është diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Më 9 maj 2022, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Ky komision, më 5 tetor 2022, me vërtetimin nr. 2753, ka konfirmuar se Kalemaj plotëson kushtet ligjore për të përfituar ndihmë ekonomike për invaliditet.

Megjithatë, sipas denoncimit të zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, pavarësisht dorëzimit të dokumenteve, qytetari nuk ka përfituar asnjë pagesë, duke u sorollatur për vite me radhë në dyert e institucioneve shtetërore pa rezultat konkret.

Kalemaj ka paraqitur ankesa edhe në platformat elektronike të ngritura nga Kryeministri Rama, por sërish nuk ka marrë zgjidhje.

Të fundit