Flash News

Ditari i Opozitës

"Skandal"/ Zhupa: Via Egnatia qenka shkatërruar me miratim nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore!

"Skandal"/ Zhupa: Via Egnatia qenka shkatërruar me miratim nga

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit, Ina Zhupa, gjatë dëgjesës me drejtoreshën e IKTK, Joli Mitrojorgji e ka pyetur në lidhje me asfaltimin e berë në Via Egnatia.

Në video e shpërndarë nga Zhupa, drejtoresha pranon se i kanë dhënë miratim projektit si dicka brenda parametrave.

Ina Zhupa e konsideron këtë një skandal. Ajo shprehet se: “Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!

Reagimi i plotë i Ina Zhupës

Skandal!

Institucione të papërgjegjshme dhe të paafta. Drejtoresha e IKTK-së pranon se Asfaltimi i Via Egnatia-s është bërë me miratimin e tyre!

Sot, në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, gjatë një seance dëgjimore me përfaqësues të IKTK-së, bëra pyetje të drejtpërdrejta mbi ndërhyrjen skandaloze në rrugën historike të Via Egnatia-s:
A ka aplikuar bashkia për këtë projekt?
A e keni parë dhe miratuar ju këtë ndërhyrje?

Përgjigjja e drejtoreshës ishte po: e kemi parë, e kemi miratuar dhe sipas saj, nuk ka asnjë problem.

Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Rruga e Via Egnatia-s nuk është një rrugë e zakonshme , është pjesë e një historie me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!

Absurde kur një institucion që ka për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë sonë, e shikon shkatërrimin si diçka “në rregull”. Kjo nuk është më çështje sporadike por është një alarm për mënyrën si mendohet dhe veprohet në dëm të historisë sonë.

Të fundit