Flash News

Ditari i Opozitës

Skandalet e Ramës/ Berisha: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

Skandalet e Ramës/ Berisha: Të përgatitemi për protestat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi kryeministrin Edi Rama, për skandale të pashembullta dhe për kapjen e shtetit.

Duke folur përpara grupit të PD-së, Berisha theksoi se vendi ndodhetnë një situatë kritike dhe se sipas tij, vetëm qytetarët mund t’i japin shtytjen finale rrëzimit të qeverisë.

Berisha bëri thirrje për mobilizim të plotë qytetar, duke paralajmëruar protesta masive.

“Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij.

Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë.

Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai.

Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë.

Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.

Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin  sikur të mos ishte”, deklaroi Berisha.

Të fundit