Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali 5D/ Paralajmëron Këlliçi: Mund të ketë arrestime të tjera këto ditë

Skandali 5D/ Paralajmëron Këlliçi: Mund të ketë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi paralajmëron se SPAK mund të lëshojë të tjera urdhra arresti për zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit së shpejti.

Pavarësisht se informacioni nuk është zyrtar, Këlliçi tha në MCn se intensiteti i punës në organin e akuzës është shtuar.  

"Flitet që ka shtim të intensitetit të punës nga SPAK. Pritet të ketë arrestime të tjera këto ditë. Nuk e konfirmoj dot zyrtarisht. Sot ka pasur mbledhje Këshilli Bashkiak. Dje çdo gjë ka qenë normale. Sot që ishte Veliaj, të gjithë janë kontrolluar fizikisht. Ai ka folur 5 minuta i ka quajtur këshilltarët rrugeçër dhe është çuar e ka ikur", deklaroi Këlliçi. 

Të fundit