Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali i AKSHI-t, Berisha: Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt

Skandali i AKSHI-t, Berisha: Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të

Kryedemokrati Sali Berisha solli një denoncim tjetër lidhur me skandalin e AKSHI-t.

Berisha deklaroi se përveç shqiptarëve, Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt që kanë ardhur në Shqipëri.

“Situata është edhe më dramatike dhe po kundërmon në mbarë Europën. Në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n. Dy arsye.

Edi Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar dhe kontrolluar jo vetëm çdo qytetar shqiptar, por edhe çdo të huaj në Shqipëri. Nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të aleancës së Atlantikut të Veriut, tek organizatat kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo përbën një dhunim të madh të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe Europën.

Por AKSHI është një monedhë me dy faqe. Në njërën anë është Linda e AKSHI-t, në anën tjetër është Linda e Surrelit. Dhe kjo e trondit Edi Ramën. Kjo e shkatërron Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit