Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Skandali i ilaçeve të skaduara për fëmijët/ Berisha: Krim kundër njerëzimit nga njerëzit e Ramës
Dje, Partia Demokratike publikoi emaile të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, e cila urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve për fëmijët e sëmurë.
Kreu i PD, Sali Berisha u ndal te ky skandal, të cilin nga tubimi qytetar e cilësoi si krim kundër njerëzimit nga njerëzit e Ramës.
"Dje për të disatën herë, zonja Vokshi denoncoi ish-kunatën e Edi Ramës, tani kunata e Bledi Çuçit, e cila në një akt mizor 1 milion euro ilaçe të skaduara që përdoren për sëmundje malinje të fëmijëve, i ka detyruar të ndryshojnë datën e skadencës dhe të futen në sistem.
Ky është krim kundër njerëzimit Edi Rama dhe kryhet nga gjysëmfamiljarët e tu.
Ky është krim kundër njerëzimit!
Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme?
Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv?
Po ju të cilësoheni kriminel e keni pak, gjuha duhet të ketë një fjalë tjetër më të rëndë se kaq.
Këto janë krime kundër njerëzimit", u shpreh Berisha.