Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali i listave të zgjedhësve, denoncon ish-deputeti: Më kanë ç'rregjistruar mua dhe 300 banorë pa dijeninë tonë!

Lleshaj tha se ‘nuk ka asnjë ndërrim të qendrave të votimit të qytetarëve’, denoncon ish-deputeti: Më kanë ç'rregjistruar mua dhe 300 banorë pa dijeni dhe kundër dëshirës tonë. Ky është një plan i qëllimshëm elektoral!

Skandali i listave të zgjedhësve, denoncon ish-deputeti: Më
Foto Ilustruese/ Lista e zgjedhësve

Pavarësisht deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, se nuk ka asnjë ndërrim të qendrave të votimit të qytetarëve, opozita vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me listat e zgjedhësve.

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, denoncon se i është ndërruar qendra e votimit. Duke e cilësuar këtë një skandal, Tavo shprehet se emri i tij, pa kërkesë të vetën është ç’rregjistruar nga Dropulli dhe caktuar tjetërkund.

Po ashtu, Tavo shprehet se “300 banorë të Dropullit që i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës së tyre që të mos votojnë në Dropull”.

Ish-deputeti shprehet se ky është një plan i qëllimshëm elektoral, antidemokratik dhe antiligjor, i cili ndodh në të gjithë vendin.

Reagimi i plotë i Tavos:

Skandal - Skandal - Skandal
Qeveri harbute, dashakeqe dhe e ligë.
E frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera.
Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund.
300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull.
Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.”
Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor cilitdo që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë.
Ky është një plan i qëllimshëm elektoral që duhet ndalur sa më parë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor.
Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin.

VT

Skandali i listave të zgjedhësve, denoncon ish-deputeti: Më

Të fundit