Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet toksike, PD proteston në Portin e Durrësit/ Bylykbashi: Skemë krimi, rrezikohet shëndeti i shqiptarëve

Mbetjet toksike, PD proteston në Portin e Durrësit/ Bylykbashi:

Anija “Moliva”, e ngarkuar me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të mbërrijë në Radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës. Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar, po proteston në hyrjen e portit, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile.

Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhin: “Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”. Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi, i pranishëm në protestë, theksoi se prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për të sekuestruar kontenierët dhe për të hetuar përgjegjësit.

Sipas Bylykbashit, ky është një skandal kriminal me përmasa të mëdha, ku politika dhe krimi i organizuar bashkohen për të sjellë mbetje toksike në vend. Ai shtoi se porti është grabitur për interesat e miqve të Ramës dhe asgjë nuk po e ndalon kalimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri.

"Rrjeti i Baselit ka zbuluar këtë skandal dhe ka bllokuar mbetjet në një vend tjetër, por tani ato po kthehen për të helmuar qytetarët shqiptarë. Ajo që na shqetëson më shumë është mungesa e transparencës dhe rreziku që këto mbetje toksike paraqesin për shëndetin publik," tha Bylykbashi, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë.

Të fundit