Flash News

Ditari i Opozitës

Operacioni i SPAK, Bozdo: Tre deputetë të PS janë në dosjen e përgjimeve

Operacioni i SPAK, Bozdo: Tre deputetë të PS janë në dosjen

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo deklaron se në dosjen e komunikimeve të enkriptuara janë edhe emrat e tre deputetëve të Partisë Socialiste apo familjeve të lidhura ngushtë me këtë forcë politike.

I ftuar në News 24, Bozdo tha se tanime nuk ka më dallim nga shteti dhe grupet kriminale. 

"Shikoni çfarë bëhet me dosjen e telefonatave të enkriptuara të grupeve kriminale, janë 3 deputetët të PS apo familje të lidhura ngushtë me PS në ato komunikime. Si mund të ngrihet një mekanizëm i tillë kriminal ku nuk ka më dallim nga shteti dhe grupet kriminale”, u shpreh ai.

Të fundit