Flash News

Ditari i Opozitës

“Skandali i Veliajt me thjeshtrën e Ramës”, Berisha: SKAP-i i partisë nuk i hetoi dokumentet e dorëzuara

“Skandali i Veliajt me thjeshtrën e Ramës”, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi sot se projektuesja e kullës që zhduku Sahatin e Tiranës është thjeshtra e kreu të qeverisë, Edi Rama, Rea Xhillari.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se kulla ishte projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon thjeshtra e kryeministrit Rama, fakte që sipas tij janë depozituar në SPAK, por ky i fundit sipas kryedemokratit ka manipuluar dokumentet zyrtare.

Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës.

Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’.

Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale, fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësve në Shqipëri.

SKAP-i i partisë, gjithashtu në heshtje, po lejon rikthimin apo rimarrjen e djegësit të Tiranës nga grupi mafioz Preseci-Lopa, të cilët pretendojnë se kanë gjetur 100 milionë dollarë, sipas burimeve afër tyre, paratë e Pasdaranit të Iranit”, u shpreh Berisha.

Të fundit