Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali McGonigal, Këlliçi: Rezulton i përfshirë edhe Erion Veliaj

Skandali McGonigal, Këlliçi: Rezulton i përfshirë edhe

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se në skandalin McGonigal nuk është i përfshirë vetëm Edi Rama, por edhe Erion Veliaj.

Ai u shpreh për “Syri tv” se ka informacione se Veliaj ka pasur kontakte të shumëfishta dhe periodike me ish-agjentin e FBI.

“Përfshirja e Edi Ramës në skandalin e Charls Mcgonigal është vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë fjalë që Erion Veliaj ka pasur kontakte të shumëfishta me zotin McGonigal. Ka shumë fjalë që thonë që Veliaj takohej në mënyrë periodike në kryeqytet me ish-agjentin. Janë informacione që vijnë. Të shohim si do rrjedhin ngjarjet”, tha ndër të tjera Këlliçi.

 

Të fundit