Flash News


Ditari i Opozitës

Skandali “McGonigal”, Lulzim Basha ‘thyhen’ heshtjen, por pa asnjë kritikë për Ramën

Skandali “McGonigal”, Lulzim Basha ‘thyhen’ heshtjen,

Lulzim Basha i ka munguar për një kohë të gjatë vëmendjes së publikut duke shmangur daljet, madje edhe seancat plenare të Kuvendit.

Teksa skandali McGonigal ka përfshirë në mënyrë direkte edhe kryeministrin Rama, Basha ka bërë për herë të parë një reagim mbi ngjarjen.

Në një postim në Twitter, ai shkruan: “E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.”

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përmendi në konferencë duke e quajtur një ‘viktimë’ të Ramës që preferon të heshtë para një skandali të tillë.

Berisha bëri thirrje që Basha të thyejë kodin e heshtjes dhe të flasë për skandalin.

“Viktimë- Basha hesht. Si ka mundësi? Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipëronjë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima”, deklaroi Berisha.

Të fundit