Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me aksin Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Fondet për skarpatet u zhvatën, Sako ndau 300 milionë euro me Ramën

Skandali me aksin Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Fondet

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi skandalin e radhës me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, një nga akset e florinjta që dëshmon korrupsionin e qeverisë me tenderat e rrugëve.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se për një nga lotet e rrugës kompania e ndërtimit ka vendosur kosto të fryra duke e akuzuar për keqpërdorim të fondeve për forcimin e skarpateve.

Sipas Berishës, nga 2.5 milionë euro të parashikuara për skarpatet, vetëm rreth 900 mijë euro janë shpenzuar duke akuzuar kompaninë ndërtuese se ka përfituar shpërblime të mëdha dhe ka regjistruar pallatin e Linda Ramës në emër të saj.

“Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, sipas hetimit që ka bërë emisioni investigativ Plug, rezulton se ka një gjatësi 9.3 kilometra. Loti 3 nuk ka asnjë urë në ato 9 kilometra. Nuk ka asnjë tunel, pra ka një terren më të zakonshmin, dhe ka kushtuar me çmimet Sako 87 milionë euro. Ka kushtuar ky lot sa ç’ka kushtuar kilometri në Rrugën e Kombit me dhjetëra ura, tunele, siç e dini vetë, dhe me gjerësi 27 metra.

Pra, 9 kilometra rrugë me gjerësi 10 metra rruga, kushton sa mesatarja e Rrugës së Kombit me tunele e ura, kjo pa asnjë tunel dhe urë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gazetarët investigativë kanë gjetur se paratë- ua kam thënë këtu disa herë- paratë e parashikuara për forcimin e skarpateve, që është një kusht i pakapërcyeshëm në ndërtimin e rrugëve, parashikuar me 2.5 milionë euro, janë pjesëtuar me katër nga firma dhe janë përdorur për vëllime të tjera, të cilat nuk maten. Për mashtrim pra.

Nuk janë përdorur për armimin e shpateve, për forcimin e skarpateve. Jo. Edhe ato i ka pjesëtuar me 4. Nga 2.5 milionë, janë përdorur rreth 900 mijë. Pra janë përdorur vetëm 900 mijë për skarpatet, prandaj ato shemben si me qenë shpate kartoni sepse ato nuk janë përforcuar.

Sako që mori qindra milionë shpërblim për pallatin në pajë, për të cilin ai vetë ka paguar, dhe jo zonja Rama, ka paguar edhe taksën e regjistrimit në hipotekë. E kuptoni ju? Dhe e ka të regjistruar në emër të tij pallatin në pajë.

Pra, ky person shpërblehet me rreth 300 milionë euro, të cilat sigurisht i ndan me Ramën, vetëm në rrugën Qukës-Qafë Plloçë”, deklaroi Berisha.

Të fundit