Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi në VOA: Në çdo vend tjetër do kishte rënë shteti

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi në VOA: Në çdo vend                                                                         

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës lidhur me skandalet e denoncuara për inceneratorët.

Sipas Kryemadhit, pas denoncimit të skandaleve në vend tjetër do kishte rënë shteti dhe drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi.

“Nëse protesta do të jenë qytetare dhe qëndrestare, siç ishte protesta e studentëve në 2018-ën,që ushtroi presion te qeveria, po. Ne kemi votuar një reformë në drejtësi, dhe nëse do funksiononte kjo gjë, s’do ishim këtu. Nëse do ishte nëna e Kryemadhit në azil dhe do i përdoreshin të dhënat, apo nëna e Kryeministrit?!

Në çdo vend jo vetëm që do të kishte rënë shteti, por drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi. Hetimi për inceneratorin e Tiranës ka 1 vit dhe pasi u paguan paratë nga qeveria, SPAK veproi mbi këta inceneratorë. Për inceneratorin e Tiranës nuk do presim 30 vite që të mbarojë kontrata”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit