Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me mbetjet, Muçollari: Qeveria kishte tendencë për ta fshehur, ka mungesë informacioni

Skandali me mbetjet, Muçollari: Qeveria kishte tendencë për ta

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari foli rreth skandalit të 800 ton mbetjeve toksike.

I ftuar në Syri TV, Muçollari tha se tashmë është faktuar që kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme, është faktuar fakti që qeveria gati gati për një javë ka heshtur, më pas ka dhënë disa versione kontradiktore me njëra-tjetrën.

Sipas Muçollarit ka një tendencë për ta fshehur ngjarjen.

“Nuk ka ardhur asnjë përgjigje deri në këto momente, edhe përse ligji detyron që të kthehet një përgjigje e shpejtë sidomos kur kërkesa firmoset nga një deputet dhe në rastin konkret është firmosur nga deputeti Flamur Noka.

Ne kemi kërkuar informacion sepse nuk kishte informacion, e kemi denoncuar këtë rast dhe ajo që më vjen çudi është se si ka mundësi një organizatë jofitimprurëse, me fonde relativisht të kufizuara, arrin dhe itercepton, gjen një lëvizje për të organizuar një trafik ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme dhe qeveria nuk qenka në dijeni për këtë rast. 

Ajo që na ka bërë përshtypje është se është faktuar fakti që kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshmë, është faktuar fakti që qeveria gati gati për një javë ka heshtur, më pas ka dhënë disa versione se cfarë ka ndodhur në rastin në fjalë, versione të cilat ishin dhe kontrtadiktor me njëri tjetrin, që do të thotë se këtu ka pasur një tendencë për ta fshehur ngjarjen, më pas për të transferuar vëmëndjen dhe tashmë jemi në pozitat që opozita bëri punën e vet, akoma ka mungesë informacioni.

Çdo jave, çdo ditë po dëgjojmë shifra të çmendura korrupsioni, kjo qeveri është përfshirë në një korrupsion galopant, dhe rasti konkret në berjen e ndërmjetshme të një trafiku ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme prap korrupsioni është arsyeja”, u shpreh Muçollari.

Të fundit