Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me pacientët, Alimehmeti paraqet planin e PD për rimëkëmbjen e Onkologjikut

Skandali me pacientët, Alimehmeti paraqet planin e PD për

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur për situatën me pacientët tek Onkologjiku.

I ftuar në emisionin Kafe Shqto në Syri TV, Alimehmeti u shpreh se fabula e shëndetësisë falas të premtuar nga qeveria është  një gënjeshtër e madhe. 

Alimehmeti ka paraqitur planin e PD për rimëkëmbjen e Spitalit Onkologjik. 

"Këto lloj situatash dramatike, nuk mjafton vetëm të ekspozohen. Me këto duhet të merresh. Në radhë të parë Partia Demokratike e ka në plan me dyfishu buxhetin për shëndetësinë, sepse po nuk ke para....Ajo fabula e shëndetësisë falas është një genjeshtër e madhe. Krijimi i institutit kombëtar të tumoreve. Kjo është rruga si shkon onkologjiku. Ta buxhetosh siç duhet dhe ta bësh kombëtar. Jo një cep spitali aty i nënfinancuar e i lënë mbas krahëve.

Minimumi jetik i cili do të vendoset me ligj përcakton edhe KEMP-in, pasi KEMP nuk mund të jetë poshtë minimumit jetik. Dhe gjithë këto rregullore non sens të tipit proteza e pa proteza. Kjo është kronike. Dhe ne fund fare të mos harrojmë edhe për mjekët dhe infermierët. Ata futen ne specializim dhe e di sa e kanë pagën ata, pasi ka dalë skandali. Ata paguhen zero lekë. I ndalon edhe punën privat. Si ushqehet ky. Do këtë punë  të denjë e pagë e denje. Dyfishim i rrogave te mjekëve dhe infermierëve dhe pastaj kush abuzon mund të selektosh. Atij i thua të punojë pa asnjë lek e tu kërkosh të mos ikin... Ne për të eliminuar maskarallëkun do eliminojmë fukarallëkun", tha Alimehmeti. 

Të fundit